Δευτέρα 12 Δεκεμβρίου 2011

Mix-grill

Per salcen qe e shoqeron:
100 gr kos i mpiksur
2 luge gjelle salce mustarde
50 gr vaj ulliri
20-30 gr uthull
pak hudher e grire imet
pak kripe
Perziejme te gjitha materialet dhe mundesisht i rrahim per 1 minute ne mixer.Salca eshte gati

Per te marinuar  mishrat:
100 gr vaj ulliri
3 luge gjelle mustarde
leng nga nje limon i shtrydhur
piper
rigon,rozmarine,
2 luge kafeje spec i kuq pluhur, paprika
Perziejme te gjitha materialet derisa te bejme nje salce te mpiksur.Kujdes mos futni kripe.Kripa i forcon mishrat ne fazen e marinimit.

Per mix-grillin :
Fileta pule te prera holle
Fileta vici te prera holle
Mish  derri  berxolle ose panceta
Sallam te cilin nuk e marinojme
Qofte
Brire mish qingji

Pervec sallamit dhe qofteve , mishrat e tjere i veme te marinohen 6 ore perpara se t'i pjekim.I leme te marinohen ne frigorifer.Gjate fazes se pjekjes i pudrosim me kripe.

Zarzavate te pjekura ne skare

Per kete recete do t'ju duhet:
1 patllixhan i prere ne feta 
1 kungull i prere ne feta
1 qepe e prere ne feta
1 domate e prere ne feta
2 -3 speca te kuq dhe jeshil te prere ne copa te medha
kepurdha te fresketa ose konserva
majdanoz te grire imet
kripe
100 gr. vaj ulliri
20-30 gr. uthull mundesisht balsamike

Zarzavatet te prera ne feta i pudrosim me kripe dhe i sperkatim me pak vaj ulliri.I veme te piqen ne skare.Ne mungese te skares , mund t'i pjekim me 250 grade ne furren e stufes, por duhet te kemi kujdes qe te mos thahen shume,sepse keshtu humbin lengjet.

Pregatisim vaj e ullirit dhe uthullen ,duke i perzier bashke.Shtrojme zarzavatet ne nje pjatance dhe hedhim vaj ulliri dhe uthull.Ne fund pudrosim me majdanoz te grire imet




Παρασκευή 9 Δεκεμβρίου 2011

Milfei me domate dhe djathe te bardhe

Per nje rracion ju duhet:

1 domate e prere ne 3-4 feta te prera trashe
100 gr djathe  i  bardhe mundesisht mozzarella, manuri ose cfaredolloj tjeter djathi i bardhe i forte
Rigon
Kripe
Uthull (mundesisht balsamike)
Pak majdanos i grire imet
Pak spec i kuq pluhur


Presim domaten ne feta te trasha. I pudrosim me pak kripe dhe i pjekim ne skare. Edhe djathin te prere ne feta te holla , te ngjashme me madhesine e domates e pjekim ne skare. Ne  nje pjate te sheshte shtrojme nje fete domate ,sperkasim me vaj dhe pak uthull, hedhim pak majdanos te grire dhe rigon, shtrojme djathin, prape domate , sperkatim prape dhe keshtu perserisim procesin derisa ne fund feta qe mbyll milfein te jete e djathit. Sperkatim prape me vaj, uthull dhe rigon. Ne fund hedhim majdanos te grire imet dhe pudrosim me pak spec te kuq pluhur

Djathe i skuqur me pete byreku dhe mjalte

Nje recete kaq e lehte por nga me te shijeshmet….


Do t’ju duhen per nje rracion:


100 gr djathe i prere ne fete te holle
1 pete e gateshme byreku, mundesisht sfolite e prere ne mes.
Dy luge gjelle mjalte per garniture.



Prejme djathin ne fete te holle  me madhesi sa pellemba e dores. E mbeshtjellim me peten e byrekut ,duke e palosur mire nga  te gjitha anet. E skuqim ne vaj te bollshem derisa peta te marre faqe te kuqe.
E veme ne pjate dhe hedhim mjalte siper petes se skuqur dhe rreth e qark pjates.

Ju befte mire!!!


Bujurdi me djathe te bardhe dhe djathe kackavall

Per bujurdine me djathe te bardhe dhe kackavall do t’ju duhen:


200 gr djathe te bardhe
200 gr djathe kackavall I bute.
1 domate e mesme e prere ne feta te holla
½ speci jeshil
Rigon
100 gr vaj ulliri



Shtrojme ne nje tave te vogel  balte ose tave  te tipit pyrex, djathin kackavall, specin jeshil te prere ne feta ,domaten te prere ne feta , djathin e bardhe.  E veme 10 minuta te piqet ne furre , te cilen e kemi nxehur me pare, ne 250 grade, ose nqs kemi furre me mikrovale e veme 3 minuta te piqet.


Mbasi e nxjerrim  bujurdine nga furra , hedhim vajin e ullirit  dhe rigonin.Per shije me te mire,  e shtypim me pirun derisa te shkrihet domatja dhe te behet nje me djatherat.

Eshte kaq e lehte dhe shume e shijeshme



Τετάρτη 7 Δεκεμβρίου 2011

Pasticio Ragu

Perberesit

  • 2 kg mish vici i prere ne copa (mundesisht shpatull ose berxolle gjoksi)
  • 1/2 filxhani caji vaj ulliri
  • 1 pako (500 gr) makarona te trasha (Νο3)
  • 2 qepe te thata te prera imet
  • 1 filxhan caji vere e kuqe
  • 5-6 thelpa hudher te prera imet
  • 1 cope kanelle
  • 3-4 arra moskat ( karafila)
  • 6 domate te pjekura
  • kripe
  • piper
  • Djathe kackavall i grire i tipit graviera ,ose cfaredo lloj tjeter ju pelqen

Ne nje tenxhere te gjere ngrohim vajin e ullirit dhe skuqim mishin nga te gjitha anet.Shtojme qepen dhe e leme te behet e tejdukshme per pak minuta.Ne fund shtojme hudhren.Perziejme dhe shuajme me vere.Mbasi te avulloje i gjithe lengu, shtojme domatet te prera ne copa. Lidhim ne tul-pan te gjitha erezat dhe I hedhim ne gjelle.

E mbulojme tenxheren dhe e leme ne zjarr te avashte ,derisa mishi te zieje mire dhe te zbutet. Here pas here mund te shtojme pak uje derisa te zihet mire.Ne fund mishi duhet te mbetet ne nje salce te trashe ,pothuajse me vajin e vet.
Ziejme makaronat ne uje me kripe dhe i kullojme. Ne nje tepsi te tipit pyrex shtrojme pak djath te grire.Veme nje shtrese makarona, nje shtrese mish me salce dhe ne fund nje shtrese djathe te grire. Perserisim : nje shtrese makarona, nje shtrese mish me salce dhe ne fund nje shtrese djathe te grire. Pasticio Ragu, eshte gati .Nese duam e skuqim pak minuta ne gril, derisa te shkrije djathi. E presim ne copa si pasticon e zakonshme dhe servirim me spatul qe te mos prishet.
Ju befte mire.

Δευτέρα 5 Δεκεμβρίου 2011

Kek me cokollate





Do te ju duhen:

150
gr.Cokollate kuverture(100% kakao)
60
gr. Miell
80
gr. Vaj Ulliri
100
gr. Bajame pluhur
100
gr. Sheqer
2
Veze
 
Ekzekutim:
Ne fillim shkrijme ne banjo-mari cokollaten. Pastaj shtojme vajin e ullirit dhe perziejme.Ne nje ene te thelle ,rrahim sheqerin dhe vezet derisa te zbardhen.
Heqim nga zjarri cokollaten e shkrire dhe hedhim ne te masen e sheqerit me vezet, pastaj shtojme bajamet pluhur dhe perziejme.
E veme brumin ne nje forme keku ,pasi e kami lyer formen ne fillim me gjalpe  dhe e kemi pudrosur lehte me mill.Piqeni per rreth 20-30 minuta ne 160 grade