Per nje rracion ju duhet:
1 domate e prere ne 3-4 feta te prera trashe
100 gr djathe i bardhe mundesisht mozzarella, manuri ose cfaredolloj tjeter djathi i bardhe i forte
Rigon
Kripe
Uthull (mundesisht balsamike)
Pak majdanos i grire imet
Pak spec i kuq pluhur
Presim domaten ne feta te trasha. I pudrosim me pak kripe dhe i pjekim ne skare. Edhe djathin te prere ne feta te holla , te ngjashme me madhesine e domates e pjekim ne skare. Ne nje pjate te sheshte shtrojme nje fete domate ,sperkasim me vaj dhe pak uthull, hedhim pak majdanos te grire dhe rigon, shtrojme djathin, prape domate , sperkatim prape dhe keshtu perserisim procesin derisa ne fund feta qe mbyll milfein te jete e djathit. Sperkatim prape me vaj, uthull dhe rigon. Ne fund hedhim majdanos te grire imet dhe pudrosim me pak spec te kuq pluhur
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου