Τετάρτη 7 Δεκεμβρίου 2011

Pasticio Ragu

Perberesit

  • 2 kg mish vici i prere ne copa (mundesisht shpatull ose berxolle gjoksi)
  • 1/2 filxhani caji vaj ulliri
  • 1 pako (500 gr) makarona te trasha (Νο3)
  • 2 qepe te thata te prera imet
  • 1 filxhan caji vere e kuqe
  • 5-6 thelpa hudher te prera imet
  • 1 cope kanelle
  • 3-4 arra moskat ( karafila)
  • 6 domate te pjekura
  • kripe
  • piper
  • Djathe kackavall i grire i tipit graviera ,ose cfaredo lloj tjeter ju pelqen

Ne nje tenxhere te gjere ngrohim vajin e ullirit dhe skuqim mishin nga te gjitha anet.Shtojme qepen dhe e leme te behet e tejdukshme per pak minuta.Ne fund shtojme hudhren.Perziejme dhe shuajme me vere.Mbasi te avulloje i gjithe lengu, shtojme domatet te prera ne copa. Lidhim ne tul-pan te gjitha erezat dhe I hedhim ne gjelle.

E mbulojme tenxheren dhe e leme ne zjarr te avashte ,derisa mishi te zieje mire dhe te zbutet. Here pas here mund te shtojme pak uje derisa te zihet mire.Ne fund mishi duhet te mbetet ne nje salce te trashe ,pothuajse me vajin e vet.
Ziejme makaronat ne uje me kripe dhe i kullojme. Ne nje tepsi te tipit pyrex shtrojme pak djath te grire.Veme nje shtrese makarona, nje shtrese mish me salce dhe ne fund nje shtrese djathe te grire. Perserisim : nje shtrese makarona, nje shtrese mish me salce dhe ne fund nje shtrese djathe te grire. Pasticio Ragu, eshte gati .Nese duam e skuqim pak minuta ne gril, derisa te shkrije djathi. E presim ne copa si pasticon e zakonshme dhe servirim me spatul qe te mos prishet.
Ju befte mire.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου