Per bujurdine me djathe te bardhe dhe kackavall do t’ju duhen:
200 gr djathe te bardhe
200 gr djathe kackavall I bute.
1 domate e mesme e prere ne feta te holla
½ speci jeshil
Rigon
100 gr vaj ulliri
Shtrojme ne nje tave te vogel balte ose tave te tipit pyrex, djathin kackavall, specin jeshil te prere ne feta ,domaten te prere ne feta , djathin e bardhe. E veme 10 minuta te piqet ne furre , te cilen e kemi nxehur me pare, ne 250 grade, ose nqs kemi furre me mikrovale e veme 3 minuta te piqet.
Mbasi e nxjerrim bujurdine nga furra , hedhim vajin e ullirit dhe rigonin.Per shije me te mire, e shtypim me pirun derisa te shkrihet domatja dhe te behet nje me djatherat.
Eshte kaq e lehte dhe shume e shijeshme
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου